Ndërlidhjet

Një grup i Al – Qaedas merr përgjegjësinë për sulmet në Irak


Sulm me bombë në Kirkuk të Irakut (24 tetor 2012)
Sulm me bombë në Kirkuk të Irakut (24 tetor 2012)
Një grup i lidhur me Al-Qaedan ka marrë përgjegjësinë për valën e sulmeve që lanë të vrarë më shumë se 12 njerëz, gjatë dy ditëve të para të festës së Bajramit në Irak.

Përmes një komunikate të lëshuar gjatë ditës së sotme në një faqe të internetit të militantëve, “Shteti Islamik i Irakut”, një degë e Al-Qaedas në Irak, tha se sulmet ishin bërë si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të grave sunnite, të cilat kishin qenë nën presion nga forcat irakiane të sigurisë për t’i treguar emrat e të afërmve të tyre.

Sulmet gjatë festës së Eid al-Adha lanë të vrarë rreth 50 persona, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për ta siguruar këtë festë katër ditore.
XS
SM
MD
LG