Ndërlidhjet

Obama uron Romney-n për "fushatë spirituoze"


Barack Obama dhe Mitt Romney
Barack Obama dhe Mitt Romney
Presidenti amerikan Barack Obama në ditën e zgjedhjeve e ka uruar sfiduesin e tij republikan Mitt Romney për “fushatën spirituoze”.

Gjatë vizitës në zyrën e fushatës së Partisë Demokratike në Çikago, Obama i falenderoi vullnetarët dhe mbështetësit dhe shfaqi besimin se do të fitojë, por, i dërgoi një sinjal ekipit të kundërshtarit të tij.

“Dua ta uroj guvernatorin Romney për fushatën spirituoze”, ka thënë Obama.

“E di që mbështetësit e tij janë po aq të zënë dhe entuziastë dhe se po punojnë shumë në ditën e sotme”, ka thënë ai.

"Mezi po i pres rezultatet. Pres që të kemi një natë të mirë sonte”, u shpreh presidenti.
XS
SM
MD
LG