Ndërlidhjet

Romney: 24 vota zgjedhore; Obama 3


Romney dhe Obama
Romney dhe Obama
Rezultatet paraprake tregojnë se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney, ka fituar 24 vota zgjedhore në Indiana, Kentaki dhe Virxhinian Perëndimore.

Të njëjtat i japin fitoren presidentin aktual, Barack Obama, në shtetin e Vermontit, i cili numëron 3 vota elektorale.

Kandidatit i duhen të paktën 270 vota elektorale për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Romney u ka thënë gazetarëve se tashmë ka përfunduar me shkrimin e fjalimit të fituesit prej rreth 1,100 fjalësh.

Kutitë e votimit janë mbyllur në orën 01:30 (sipas kohës në Evropë) në Virxhinian Perëndimore, Ohajo dhe Karolinën Veriore.

Në Karolinën e Veriut, e cila numëron 15 vota elektorale, dhe në Ohajo, me 18 vota elektorale, sondazhet parazgjedhore kanë sugjeruar garë tejet të ngushtë.

Kutitë e votimit janë mbyllur në orën 01:00 në gjashtë shtete: Gjeorgji, Indiana, Kentaki, Karolinën e Veriut, Vermont dhe në Virxhinia.
XS
SM
MD
LG