Ministria e Brendshme e Afganistanit ka zbuluar se policja që ka vrarë një polic amerikan në Kabul, është shtetase iraniane.
Zëdhënësi i ministrisë, Sidiq Sidiqi, ka thënë se gruaja e arrestuar për vrasjen, ka marrë shtetësinë afgane rreth një dekadë më parë në bazë të dokumenteve false, që i ka siguruar bashkëshorti i saj.
Kjo do të thotë se 33-vjeçarja, e cila ka punuar në seksionin për të drejta gjinore të Ministrisë së Brendshme, është ende ligjërisht shtetase e Iranit, ku edhe ka lindur, ka thënë Sidiqi.
Autoritetet afgane kanë arrestuar edhe burrin e saj, në lidhje me rastin që ka ndodhur të hënën.