Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vazhdon të jetë i gatshëm për të takuar presidentët e të gjitha vendeve të rajonit, pasi “kjo është në interesin e të gjithëve”.
Ai i ka bërë këto komente në Banja Llukë, ku ka qëndruar për vizitë zyrtare së bashku me kryeministrin Ivica Daçiq.
Duke iu adresuar gazetarëve atje, Nikolliq ka thënë se është i përgatitur të takojë presidentin kroat, Ivo Josipoviq, anëtarin e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, dhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Për shkak të disa deklaratave të Nikolliqit për Vukovarin dhe Srebrenicën, homologët e tij nga rajoni kishin ndërprerë komunikimin me presidentin e Serbisë.