Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se institucionet serbe në Kosovë janë të pazëvendësueshme dhe se nuk do të largohen.
“Serbia nuk do t’i heqë kurrë institucionet e veta dhe nuk do të reduktojë praninë e tyre”, ka deklaruar Vulin gjatë qëndrimit në Vërbovc të Vitisë.
Ai po ashtu ka thënë se qytetarët në Viti jetojnë keq dhe “nën presionin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës”.
Siç raportojnë mediat serbe, Vulin do të takojë nesër përfaqësuesit e administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë.
Autoritetet e vendit nuk e kanë komentuar qëndrimin e tij në Kosovë.