Ndërlidhjet

Rusi: Depardieu takoi Putinin dhe e mori shtetësinë ruse


Takimi Putin - Depardieu në Soçi të Rusisë më 5 Janar 2013
Takimi Putin - Depardieu në Soçi të Rusisë më 5 Janar 2013
Rrjeti televiziv Kanali 1 ka raportuar sot se aktori francez, Gerard Depardieu, është takuar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, dhe e ka marrë shtetësinë ruse.

Më herët agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, i transmetoi fjalët e Dmitry Peskovit, zëdhënës i presidentit Vlladimir Putin, që thotë se Depardieu ka arritur në qytetin Soçi në Detin e Zi dhe mund të takohet me presidentin Putin.

Peskov, poashtu, tha se “nuk mund të përjashtohet se gjatë takimit Depardieu mund ta marrë pasaportën”.

Të enjten Putin i siguroi shtetësinë ruse, aktorit Gerard Depardieu, i cili është i involvuar në mospajtime të thella tatimore me autoritetet e Francës.

Poashtu, të enjten, ish aktorja e njohur fracneze dhe aktiviste për mbrojtjen e shtazëve, Brigitte Bardot, është kërcënuar se do t’i bashkohet aktorit Depardieu për ekzil në Rusi, nëse Franca nuk e ndalë eutanazinë e paraparë për dy elefantë të sëmurë të cirkut.
XS
SM
MD
LG