E dielë, maj 24, 2015 Kosova 13:11

Lajmet

Abbas: Jo Autoriteti Palestinez, por “Shteti i Palestinës”

Mahmoud Abbas

06.01.2013
Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, e ka urdhëruar qeverinë e tij që zyrtarisht ta ndërroj emrin nga Autoriteti Palestinez në “Shteti i Palestinës”.

Zoti Abbas tha sot se vulat dhe dokumentet e tjera tash do ta kenë emrin e ri.

Në kumtesën nga zyra e tij theksohet se ndryshimi i emrit është një hap në drejtimin kah “pavarësia reale”, megjithqë Izraeli ende e ka nën kontroll pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor.

Urdhëri i fundit i presidentit Abbas, u bë pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që ta përmirësoj statusin e palestinezëve në “shtet vëzhgues joanëtar”.

Këtë vendim OKB-ja e mori në muajin nëntor.

Kalendari

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.