Ndërlidhjet

Liderët e Luginës së Preshevës s'heqin lapidarin


Presheve...
Presheve...
Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës dhe kanë miratuar një deklaratë që kundërshton heqjen e dhunshme të simboleve kombëtare përfshirë edhe lapidarin kushtuar heronjve kombëtarë.

Qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës janë ftuar që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës sipas parimit të reciprocitetit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Deklarata është miratuar në seancën e të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës, të mbajtur në Preshevë.

Në deklaratë theksohet e drejta e shqiptarëve për të përdour simbole, që dëshmojnë identitetin kombëtar.
XS
SM
MD
LG