Ndërlidhjet

Mali: Trupat franceze në luftime direkte kundë rebelëve islamiskë


Ushtarët francezë në Mali
Ushtarët francezë në Mali
Trupat franceze janë angazhuar në beteja direkte kundër rebelëve islamikë nëpër rrugët e qytetit Diabaly që ndodhet në pjesën qendrore të Mali-it.

Luftimet e së mërkurës filluan pasi që trupat franceze filluan operacionin e tyre të parë tokësor.

Franca ka intervenuar në ish koloninë e saj afrikane gjatë ditës së premte, me kërkesë të kësaj të fundit, për të ndalur avancimin e islamistëve drejt kryeqytetit Bamako.

Konflikti në Mali ka ngritur shqetësimet e një radikalizimi islamik nëpër Afrikën Perëndimore, ndërsa druhet se rebelët islamistë do të marrin hak për ndërhyrjen franceze.

Ndërkohë, në Algjeri gjatë ditës së mërkurë, militantët islamikë kanë vrarë dy persona dhe disa të tjerë i kanë marr peng gjatë një sulmi në një uzinë gazi.

Një grup i lidhur me Al-Qaedan ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, dhe thanë se ky grup kishte ardhur nga Mali verior që ta kryejë këtë sulm.
XS
SM
MD
LG