Ndërlidhjet

Përfundon operacioni algjerian për lirimin e pengjeve


Algjeri...
Algjeri...
Një operacion algjerian për lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga militantët në një uzinë gazi në një shkretëtirë të largët ka përfunduar.

Nuk dihet se në sa ka shkuar numri i të vdekurve. Ministri algjerian i Informacionit, Mohammed Said konfirmoi se ka pasur viktima, por nuk dha asnjë shifër.

Mediat algjeriane thonë se të huajt ishin në mesin e disa të vrarëve, gjatë sulmit të enjtes në uzinën në jug të Algjerit.

Militantët thonë se 35 pengje dhe 15 rrëmbyes u vranë gjatë sulmit ushtarak.

Sulmi nisi një ditë pasi militantët morën peng dhjetëra të huaj dhe algjerianë.

Një inxhinier irlandez që mbijetoi, tha se ka parë katër xhipa të mbushur plotë me pengje, të jenë hedhur në erë nga trupat algjeriane.
XS
SM
MD
LG