Ndërlidhjet

Algjeri: Ndërhyrja e forcave të sigurisë e mbylli krizën e pengjeve


Pamje televizive ku shihen pengjet e rrethuara nga militantët
Pamje televizive ku shihen pengjet e rrethuara nga militantët
Zyrtarë të Alegjerisë thonë se forcat e sigurisë së këtij vendi kanë ndërhyrë në kompleksin e gazit natyror në shkretëtirën e Saharasë, dhe e kanë përfunduar kirizën e pengjeve, që zgjati katër ditë.

Qeveria e këtij vendi ka njoftuar se 32 militantë dhe 23 persona të zënë peng, janë vrarë gjatë përleshjes, ndërsa 685 punëtorë algjerianë dhe 107 të jashtëm janë liruar.

Ushtria i ka konfiskuar pushkët automatike, municionin, raketat, pajisjet për hedhjen e predhave dhe jelekët vetëvrasës me granata.

Kompania shtetërore e naftës e Algjerisë, Sonatrach, ka njoftuar se ushtria tash po i pastron minat e vendosura nga militantët.

Kriza në uzinën e naftës në shkretëtirën In Amenas filloi të mërkurën.

Ky kompleks i gazit udhëhiqet së bashku nga British Petrol, Sonatrach dhe Statoil i Norvegjisë.

Në një njoftim nga rrëmbyesit, ishte thënë se sulmi kundër kapacitetit të gazit ishte bërë në shenjë të hakmarrjes për intervenimin e Francës kundër grupeve islamiste në Malin fqinjë.
XS
SM
MD
LG