Papa Françesku ka thënë se dëshiron që Kisha Katolike të jetë e varfër dhe se mision i saj të jetë shërbesa ndaj të varfërve.
“Njeriu që na jep këtë frymë të paqes, është njeriu i varfër”, ka thënë papa i sapozgjedhur.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se emri i tij papnor është në kujtim të Shën Françeskut të Asisit në shekullin e 13-të, i cili “ka qenë njeri i varfërisë dhe i paqes”.
Papa Françesku i ka bërë këto komente para gazetarëve në Vatikan.
Ai është zgjedhur në krye të Kishës Katolie më 13 mars, duke pasuar Papa Benedictin XVI, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar.