Ndërlidhjet

Serbia në zi


Serbi -- Polici mban trupin e një viktime të masakrës në Vellika Ivança, 09Prill2013
Serbi -- Polici mban trupin e një viktime të masakrës në Vellika Ivança, 09Prill2013
Serbia është në zi të mërkurën, pas vrasjes së 13 banorëve në Vellika Ivanqa nga një veteran i luftës.

Kjo masakër është përshkruar se gjakderdhja më e rëndë në Serbi gjatë dy dekadave të fundit.

Autoritetet serbe kanë thënë se vrasësi ka shkuar nga shtëpia në shtëpi, për të vrarë nënën, të birin, një fëmijë 2 vjeç dhe 10 familjarë e bashkëfshatarë të tij të martën.

Shumica e viktimave besohet se u vranë me plumb në kokë, derisa ishin në gjumë. Familjarët e viktimave thonë se i dyshuari është veteran i luftës në Kroaci, dhe se ka humbur vendin e punës vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG