Ndërlidhjet

Fëmijët, viktimat më të mëdha të abuzimit seksual


Siri
Siri
Organizata bamirëse “Save the Children” vë në pah se fëmijët janë viktimat më të mëdha të abuzimit seksual nëpër zonat e konflikteve.

Në raportin e lëshuar sot, organizata i përshkruan sulmet seksuale kundër fëmijëve si “tmerre të fshehura të luftës”.

Studimi përmban histori të fëmijëve, të cilët janë rrëmbyer dhe keqtrajtuar nga forca dhe grupe të armatosura.

Ai po ashtu thekson se fëmijët janë sulmuar edhe nga “opurtunistë seksi”, përfshirë “mësues, udhëheqës fetarë dhe paqeruajtës”.

Kjo çështje do të jetë edhe në agjendën e samitit të ministrave të G8-ës, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Londër.
XS
SM
MD
LG