Ndërlidhjet

Kirill: Feminizmi “shumë i rrezikshëm”


Patriarku Kiril
Patriarku Kiril
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, e ka cilësuar feminizmin si një fenomen “shumë të rrezikshëm”, i cili inkurajon gratë përtej mirëmbajtjes së shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.

Në fjalimin e postuar në internet, Kirill ka thënë se burrat duhet të sigurojnë familjet me ushqime, veshje dhe strehim, ndërsa gratë duhet të merren me fëmijët dhe shtëpinë.

Ai ka thënë se shumica e lidereve femra janë gra të pamartuara, të cilat nuk e kuptojnë rëndësinë e jetës familjare.

Kirill ka mbështetur burgosjen e anëtareve të grupt feminist “Pussy Riot”, vitin e kaluar, për shkak të një performance kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG