Ndërlidhjet

OKB: Armët e Libisë nxisin konflikte


OKB
OKB
Një raport i Kombeve të Bashkuara vë në pah se Libia është duke dërguar armë jashtë vendit në një “shkallë alarmante”, duke shtuar kështu arsenalin e ekstremistëve dhe të kriminelëve në vendet si: Siria, Rripi i Gazës dhe Mali.

Raporti thekson se vendi i Afrikës së Veriut është bërë furnizues kryesor i rajonit, në kohën kur qeveria e tij vazhdon të bëjë përpjekje për të ushtruar autoritetein e saj, pas rënies së sunduesit veteran, Muammar Qaddafi, më 2011.

Duke u thirrur në hetime, raporti thekson se transferimet e paligjshme të armëve nga Libia kanë përfshirë më shumë se 12 vende.

Ai po ashtu bën të ditur se sisteme të mbrojtjes ajrore, eksplozivë, mina dhe armë të vogla janë në mesin e arsenaleve që transferohen.

“Në dy vjetët e fundit, Libia është bërë burim i rëndësishëm dhe tërheqës i armëve”, thuhet në raport.
XS
SM
MD
LG