Ndërlidhjet

Rusi: Daçiq e falënderon Putinin për mbështetjen ndaj Kosovës


Putin dhe Daçiq përshëndeten para takimit
Putin dhe Daçiq përshëndeten para takimit
Gjatë takimit të sotëm me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, në një rezidencë afër Moskës, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi e ka falënderuar atë për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

“Ju falënderojmë shumë për mbështetjen që ju po e jepni për politikën e Serbisë për Kosovën”, tha Daçiqi, dhe shtoi se “populli i Serbisë e dinë dhe e mbanë në mend se Rusia është miku i tij më i madh”.

Zoti Putin e ka porositur Daçiqin që t’ia transmetoj ftesën e tij për ta vizituar Rusinë, presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, “në çdo kohë që atij i përshtatet”.

Lideri rus ka theksuar se Rusia “mbetet investuesi më i madh në ekonominë e Serbisë”.
XS
SM
MD
LG