Ndërlidhjet

Pakistan: U arrestua ish presidenti Musharraf


Pjesëtarët e policisë së Pakistanit e ruajnë rezidencën e ish presidentit Musharraf
Pjesëtarët e policisë së Pakistanit e ruajnë rezidencën e ish presidentit Musharraf
Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është arrstuar dhe dërguar në gjykatë.

Pamjet e sotme në televizion tregonin se si Musharrafi i përcjellur nga policët e uniformuar dërgohej në një gjykatë në kryeqytetin Islamabad.

Ish presidenti Pakistanez, Musharraf, 69 vjeçar, ballafaqohet me akuza lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007 dhe për dyshime të ndërlidhura me vrasjen e ish kryeministres Benazir Bhuto, poashtu në vitin 2007.

Pervez Musharrafi u kthye në Pakistan në muajin Mars, pasi për katër vjet ishte jashtë vendit të tij, për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit. Por, ai është diskualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG