Ndërlidhjet

Pakistan: Musharrafi në arrest edhe dy javë


Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf
Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf
Një gjykatë antiterror në Islamabad të Pakistanit ka urdhëruar zgjatjen e arrestit për ish presidentin Pervez Musharraf, edhe për dy javë.

Musharrafi është paraqitur në gjykatë sot në mëngjes, pasi ishte arrestuar të premten.

Musharraf akuzohet lidhur me shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007, kur ai e kishte suspenduar Kushtetutën dhe kishte urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme.

Në Facebook, zoti Musharraf i ka vlerësuar akuzat si “të motivuara politikisht” .

Ai u kthye në Pakistan në muajin Mars, me qëllim që marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit. Por, ai është diskualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG