Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi raporton për Marrëveshjen me Serbinë


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar zyrtarisht nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që për sot të thirret një seancë e jashtëzakonshme, në të cilën Thaçi “do të raportoj për Marrëveshjen për Normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është përafruar më 19 prill 2013 në Bruksel”.

Mëtutje, në njoftimin e publikuar në faqen në Internet të Kryeministrisë së Kosovës, thuhet se “Marrëveshja e përafruar nga të dy kryeministrat është në fazën e dhënies së pëlqimit për nënshkrim formal, për çka duhet dhënë pëlqimi paraprak nga përfaqësuesit e të dy vendeve, më së largu ditën e hënë, më 22 prill 2013”.

Pritet që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës të filloj në orën 20.
XS
SM
MD
LG