Ndërlidhjet

Talebanët kapin nëntë pengje në Logar


Ilustrim
Ilustrim
Talebanët kanë zënë rob nëntë pasagjerë të një helikopteri civil, i cili bëri aterim të detyruar, në lindje të Afganistanit, zonë kjo e kontrolluar nga rebelët.

Administratori i qarkut Hamidullah Hamid ka thënë se helikopteri ka ateruar të dielën pasdite, për shkak të shiut dhe erës së fuqishme në një fshat të krahinës Logar, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit me Pakistanit.

Ai ka sqaruar se të gjithë pengjet dhe ekuipazhi i fluturakes janë civil.

Zëvendës shefi i policisë në krahinën Logar, Rais Khan Abdul Rahimzai, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë nis operacioni i shpëtimit të pengjeve, duke vënë në funksion pleqtë e fshatit.

Sipas tij, shtatë pengje janë inxhinierë turk, ndërsa helikopteri thuhet se i takon një kompanie private që quhet Khorasan.

Rahimzai ka thënë se nuk dihet se çfarë ngarkese bartte me vete helikopteri, dhe se ku kishte destinacion.

Zyrtarët nga ambasada e Turqisë në Kabul, thonë se nuk janë në dijeni për këtë incident.
XS
SM
MD
LG