Ndërlidhjet

Westerwelle: Tani, të zbatohet marrëveshja


Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle (Ilustrim)
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle (Ilustrim)
Ministri i Jashëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle i ka bërë thirrje sot Beogradit dhe Prishtinës që të zbatojnë sa më parë marrëveshjen të cilën dy qeveritë e tyre e miratuan, pas parafimit të saj nga kryeministrat gjegjës.

“Duam që ajo që është pajtuar mes Serbisë dhe Kosovës, tani të vihet në zbatim. Që të zbatohet vërtet në praktikë” ka thënë Westerwelle, duke shtuar se dhënia e datës për Serbinë nuk është në rend dite.

Shefi i diplomacisë gjermane ka lajmëruar se për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim Serbisë, këtë temë duhet ta shtjellojnë qeveria dhe pastaj edhe parlamenti i Gjermanisë.

“Tani gjëja më e rëndësishme është që ajo për të cilën u pajtuan [Beogradi-Prishtina] të zbatohet. Kur të dimë rezultatet, dhe pasi që të zhvillojmë takime ditëve në vijim dhe të shohim se si po pritet ajo për të cilën janë marr vesh palët në të dy vendet, dhe se si po zbatohet, atëherë ne [Qeveria e Gjermanisë] do të shkojmë në Parlament”, tha ai.
XS
SM
MD
LG