Ndërlidhjet

Ashton, Fyle: Rekomandimet e KE-së, hap në të ardhmen


Catherine Ashton dhe Stefan Fyle
Catherine Ashton dhe Stefan Fyle
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, kanë vlerësuar sot se rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Serbinë dhe Kosovën, e hapin rrugën për të ardhmen e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Rekomandimet për fillimin e negociatave për pranim me Serbinë dhe për Marrëveshjen për stabilizim asocim me Kosovën, shënojnë ndërprerje të vendosur me të kaluarën dhe hap i përbashkët kah e ardhmja evropiane”, tha zonja Ashton , nëpërmjet një kumtese.

Ajo pastaj theksoi se “dëshiroj t’i përgëzoj liderët e Serbisë dhe të Kosovës për guximin e tyre dhe vizionin” dhe shtoi se “jam e nderuar që kisha mundësi t’i kontribuoj këtij procesi”.

Komisionari për zgjerim i KE-së, Stefan Fyle, ka konstatuar se rekomandimi ishte “lajm i mirë për popullin në Serbi, në Kosovë dhe në rajon”.

“Serbia dhe Kosova kanë dëshmuar se mund të përqendrohen në të ardhmen e tyre, e të mos mbeten të përfshirë në të kaluarën e tyre”, tha Fyle dhe shtoi se “Serbia dhe Kosova meritojnë që të lëvizin në mënyrë të vendosur kah e ardhmja në BE”.
XS
SM
MD
LG