Ndërlidhjet

Zhbogar: Hapja e negociatave – lajm i mirë për Kosovën


Samuel Zbogar
Samuel Zbogar
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, njëherësh i dërguari special i BE-së në Kosovë, ka vlerësuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Kosovën, për Marrëveshjen e stabilizim – asocimit, “është lajm shumë i mirë për shtetasit e Kosovës dhe për kredibilitetin e procesit të integrimit evropian”.

Zoti Zhbogar, nëpërmjet një njoftimi, ka theksuar se ky lajm i mirë për progresin e Kosovës “në intergimin evropian vjen në ditën e njejtë me propozimin e Komisionit Evropian, që do ta lejoj Kosovën të marrë pjesë në programet e BE-së dhe vetëm pak ditë pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme të ndërmjetësuar nga BE-ja në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Mëtutje Zhbogar konsideron se “e njejta frymë e partneritetit do të respektohet në implementimin e marrëveshjes nga dialogu dhe plotësimi i listës së gjatë të detyrave në rrugën e liberalizimit të vizave” dhe konkludoi se “të gjitha këto procese çojnë në të njejtin qëllim: pranimi i plotë i Kosovës në familjen evropiane”.
XS
SM
MD
LG