Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar para ndërtesës së Parlamentit të enjten, duke kërkuar që Qeveria ta tërheqë menjëherë një projektligj kontrovers për “agjentët e huaj”.
Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.
Baerbock theksoi se ajo dhe homologët e saj janë duke biseduar për masat e mundshme kundër Iranit gjatë një takimi në Itali.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një komunikatë për media se sanksionet e reja janë vendosur kundër 16 individëve dhe dy subjekteve, të lidhur me prodhimin e dronëve të Iranit, përfshirë prodhimin e motorëve të dronit Shahed të Iranit, i cili u përdor për ta sulmuar Izraelin më 13 prill.
Për afër 25 vjet, Alsu Kurmasheva ka punuar si gazetare në Shërbimin tatar-bashkir të Radios Evropa e Lirë.
Ministri Peleshi tha se me ndihmën e Agjencisë së Prokurimit Publik të NATO-s është hartuar një raport mbi gjendjen e objekteve të industrisë ushtarake në Shqipëri.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe të lirojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën dhe Serbinë.
Autobusët me udhëtarë që janë nisur nga Kosova dhe të tjerët drejt saj, po qarkullojnë pa probleme nëpër territorin e Serbisë më 18 prill, thanë kompanitë turistike nga Kosova.
Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Shfaq më shumë