Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Rregulla për sulme me aeroplanë pa ekuipazh


Ban Ki-moon në Islamabad të Pakistanit
Ban Ki-moon në Islamabad të Pakistanit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se sulmet me aeroplanë pa ekuipazh duhet të rregullohen me të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur në Pakistan, ku sot arriti për vizitë dyditëshe, zoti Ban tha se “çdo përpjekje duhet të bëhet për t’i evituar gabimet dhe viktimat civile”.

Pakistani ka lobuar për mbështetje për t’i përfunduar sulmet e Shteteve të Bashkuara me aeroplanë pa ekuipazh, në rajonet e veta fisnore, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Shtetet e Bashkuara i shohin sulmet si një mënyrë e rëndësishme e luftimit të al-Kaidës dhe militantëve talibanë, por Islamabadi i dënon ato dhe i konsideron shkelje të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Vizita e sekretarit Ban Ki-moon në Pakistan po bëhet në kohën e përshkallëzimeve të tensioneve me Indinë, pasi të dy vendet e kanë fajësuar njëra-tjetrën për disa incidente me të shtëna përgjatë kufirit të monitoruar nga Kombet e Bashkuara, në rajonin e Kashmirit.
XS
SM
MD
LG