Protestuesit në kryeqytetin Kiev të Ukrainës janë shprehur të vendosur për të dalë në rrugë për të kërkuar përsëri që qeveria e presidentit, Viktor Yanukovich, të paraqes dorëheqje, për shkak të refuzimit për ta nënshkruar marrëveshjen për lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.
Kampioni i boksit në kategorinë e rëndë dhe lideri i partisë opozitare Udar (Goditja), Vitali Klitschko, ka kërkuar nga shtetasit e Ukrainës, që të udhëtojnë për në Kiev, ku “po vendoset e ardhmja” e këtij vendi.
Dje, së paku 100 mijë njerëz e kanë injoruar ndalesën e qeverisë dhe kanë demonstruar në Kiev.
Tensionet në Ukrainë janë shtuar, prej se presidenti, Viktor Yanukovich, muajin e kaluar, ka shpallur se nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen për Asocim me Bashkimin Evropian.
Në protestat e djeshme ka pasur dhunë, pasi policia është përleshur me protestuesit, të cilët ishin përpjekur të depërtonin në bllokadën e policisë me një buldozer, i nisur në drejtim të presidencës.