Të paktën katër persona kanë vdekur kur një tren ka dal nga binarët në veri të Banglladeshit të mërkurën, ndërsa autoritetet dyshojnë se protestuesit kanë dëmtuar qëllimisht binarët.
Më se 50 njerëz janë lënduar kur disa vagonë dolën nga binarët.
Protestues të mllefosur me vendimin e qeverisë për të shkuar në zgjedhje kombëtare më 5 janar, besohet se janë përgjegjës për këtë incident, vlerëson policia.
Hekurudhat, rrugët dhe furnizimi me ujë të pijshëm, kanë qenë cak i bllokadave të të ashtuquajturës aleancë opozitare të cilën e udhëheq Partia Nacionaliste e Banglladeshit, të cilën e drejton ish kryeministri Khaleda Zia.
Ky bllok opozitar po kërkon vendosjen e një administrate të përkohshme jo-partiake për të mbikëqyrur zgjedhjet nacionale, në vend të qeverisë së madhe që ka propozuar kryeministri i shtetit Sheikh Hasina.
Dhuna në këtë shtet ka lënë të vdekur të paktën 30 persona, që kur protestat u thirrën më 26 nëntor.
Të mërkurën, demonstruesit kanë larguar binarët e hekurudhës dhe kanë ndërprerë funksionimin e këtij transporti në krahinën jugore Chandpur, dhe atë Khulna në jug-perëndim.