Ndërlidhjet

Rusia pranon që OSBE-ja të dërgoj monitorues paqësor në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Kryesuesi zvicerian i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, thotë se Rusia e ka ndryshuar qëndrimin e vet dhe tashmë mbështet dërgimin e një misioni monitorues të OSBE-së në Ukrainë, duke përfshirë edhe Krimenë.

Ambasadori Thomas Greminger e ka quajtur këtë si një hap të madh përpara.

Rusia ka qenë vendi i vetëm në mes të 57 shteteve që e përbëjnë OSBE-në që nuk e ka konsideruar praninë e një misioni të tillë në Ukrainë.

Misioni i monitorimit i OSBE-së do të jetë i ndarë nga misioni ushtarak vëzhgues i cili aktualisht është në Ukrainë.

Vëzhguesve ushtarak të OSBE-së u është mohuar hyrja në Krime të paktën tri herë.
XS
SM
MD
LG