Ligjvënësja e Afganistanit Maryam Koofi, është qëlluar me armë nga persona të armatosur, në afërsi të shtëpisë së saj në Kabul.
Shefi i policisë në Kabul Mohammed Zaher, ka njoftuar për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, se Koofi u qëllua në këmbë gjatë mbrëmjes së 15 prillit.
Sipas Zaher, gendja shëndetësore e të plagosures është jashtë rrezikut për jetë.
Maryam Koofi është motra e deputetit të zëshëm dhe aktivistit afgan Fawzia Koofi.
Fawzia Koofi iu ka shpëtuar disa tentimeve për vrasje.
Incidenti ka ngjarë disa ditë pasi që persona të armatosur e kanë rrëmbyer zëvendësministrin e punëve publike, Ahmad Shan Wahid.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin përkatësisht plagosjen e mbrëmshme.