Ndërlidhjet

Vritet një oficer i lartë i policisë egjiptiane


Ilustrim
Ilustrim
Një oficer i lartë i policisë egjiptiane, është vrarë sot nga një bombë që ka shpërthyer në makinën e tij, që ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në Kajro.

Gjeneral brigade Ahmed Zaki, u vra rreth 32 kilometra në perëidnim të kryeqytetit.

Kjo ëhstë vrasja e fundit e një vale të sulmeve nga militantët në drejtim të forcave të sigurisë.

Sulmet kanë ndodhë që nga koha e rrëzimit të presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Egjipti pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale në fund të majit.

Ish-shefi i ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi, pritet që të fitojë në këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG