Ndërlidhjet

BE po diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Qeveritë e Bashkimit Evropian janë duke e diskutuar mundësinë e vendosjes së restrikcioneve kapitale ndaj Rusisë dhe sanksioneve në teknologjinë e mbrojtjes dhe energjisë nëse Moska nuk bashkëpunon në hetimin e rrëzimit të aeroplanit malajzian që është rrëzuar në lindje të Ukrainës më 17 korrik.

Sipas propozimeve që po diskutohen nga ministrat e jashtëm të BE-së në Brukse, BE-ja do të hartojë një pako të sanksioneve në sektore mbi të cilat Unioni i 28 shteteve evropiane do të vepronte nëse Rusia nuk bashkëpunon në hetimin e plotë të rrëzimit të aeroplanit malajsian që vrau gati 300 persona.

XS
SM
MD
LG