Ndërlidhjet

Rusi: “Fushatë e rrejshme” e SHBA-ve lidhur me Ukrainën


Selia e Ministrisë së jashtme të Rusisë në Moskë
Selia e Ministrisë së jashtme të Rusisë në Moskë

Rusia e ka akuzuar sot admninistratën e Shteteve të Bashkuara për “fushatë të rrejshme” lidhur me Ukrainën.

Ministria e jashtme e Rusisë, nëpërmjet një kumtese, tha se Departamenti amerikan i shtetit po përpiqej të ndikonte në opinionin ndërkombëtar nëpërmjet “insinuatave të pabaza publike” se Moska po i furnizon separatistët prorusë me armatim dhe për hapje të zjarrit në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia tha se Uashingtoni “plotësisht e ndanë përgjegjësinë për gjakderdhje” në pjesën lindore të Ukrainës, pasi e ka mbështetur një “komplot jokushtetues” në Kiev.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha dje se Rusia ka hapur zjarr artilerik përgjatë kufirit me Ukrainën, për t’i marrë në shënjestër pozicionet ushtarake të Ukrainës.

Ajo, poashtu, ka theksuar se Uashingtoni ka “dëshmi të re” se Rusia synon të dërgoj më tepër armatim të rëndë për separatistët prorusë, që luftojnë kundër forcave të qeverisë së Ukrainës, në pjesën lindore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG