Një grup monitorues në Siri thotë se së paku 85 ushtarë të qeverisë janë vrarë, disa prej tyre me heqje koke, pasi militantët e kanë okupuar bazën ushtarake.
Grupi Observatori Sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se 50 ushtarë janë ekzekutuar në grup, 19 janë vrarë nga sulmi vetëvrasës, ndërsa së paku 16 vetë humbën jetën pasi Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant (shkurtimisht ISIL) e okupuan një bazë në provincën veriore Raqa.
Sipas këtij grupi, mbetet i panjohur fati i afro 200 ushtarëve të tjerë.
Faqet e xhihadistëve në Internet i kanë postuar fotografitë, në të cilat ata përshkruajnë se shihen trupat e ushtarëve të regjimit të Sirisë të shpërndarë nëpër rrugë.
Observatori tha se së paku 28 militantë janë vrarë gjatë dhunës.
Dje, Komisioni për Hetime i Kombeve të Bashkuara tha se luftëtarët e ISIL-it të akuzuar për mizori, pritet se do të paraqiten në listën e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës.