Zyrtarët izraelitë thonë se militantët në Rripin e Gazës i kanë shfrytëzuar tunelet për të hyrë në Izrael, me ç’rast gjatë të shtënave i kanë vrarë pesë ushtarë.
Ushtria e Izraelit tha sot se një incident i tillë ka ndodhur afër vendbanimit Nahal Oz, në kufirin me Rripin e Gazës.
Izraeli tha se gjatë këtij sulmi është vrarë edhe një militant i Hamasit.
Pas këtij sulmi, numri i ushtarëve të vrarë të Izraelit arriti në 53.
Janë vrarë së paku 1030 palestinezë, shumica prej tyre civilë gjatë luftimeve të fundit, që filluan më 8 korrik.