Kryeministri i Pakistanit, Nacvaz Sharif, do t’i adresohet Kuvendit në Islamabad, në lidhje me krizën politike.
Mijëra protestues edhe sot kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Para fjalimit të Sharifit, dhoma e ulët e parlamentit ka miratuar një rezolutë, sipas së cilës, dorëheqja e Sharifit dhe shpërbërja e parlamentit në bazë të protestave në rrugë do të ishte antikushtetuese.
Protestuesit thonë se Sharif ka ardhur në pushtet nga votat e vjedhura në zgjedhjet e vitit të kaluar.