Aktivistët demokratë në Hong Kong janë zotuar se do të nisin “epokën e mosbindjes civile”, e cila përfshin protesta dhe okupimin e qendrës financiare të qytetit, pasi Pekini ka refuzuar të lejojë nominimet e hapura për zgjedhjet.
Aktivistët në Hong Kong kanë kërkuar nga Pekini që t’iu lejojë votuesve të zgjedhin shefin e tyre ekzekutiv nga një listë e hapur e kandidatëve.
Por, autoritetet kineze kanë vendosur që dy ose tre kandidatë të emërohen nga një “komitet i veçantë”.
Vendimi pritet të kufizojë zgjedhjet dhe të çojë në përzgjedhjen e kandidatëve që mbështesin Pekinin.
Zgjedhjet, që do të mbahen në vitin 2017, do të jenë zgjedhjet e para në Hong Kong, në të cilat shefi ekzekutiv do të zgjidhet direkt nga votuesit.