Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia s’do marrëveshje të paqes me Kosovën


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare të paqes me Kosovën, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Mediat serbe përmendin deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë konferencës për Ballkanin Perëndimor ka thënë se "Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e dytë të dialogut", i cili duhet të përfundojë me "marrëveshjen ndërkombëtare për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë".

“Thaçi këtu mendon për njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje”, ka thënë Daçiq për gazetën beogradase Danas.

XS
SM
MD
LG