Ndërlidhjet

Robert Carolan lëshon postin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës


Kosovo - Kosovo's capital Prishtina, general view, December 9, 2013.
Kosovo - Kosovo's capital Prishtina, general view, December 9, 2013.

Gjyqtari amerikan në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Robert Carolan është larguar nga ky post.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani, theksohet në njoftimin për media.

Në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi rrëzimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit, gjyqtari Carolan kishte mendimin e tij mos pajtues.

Ai i kishte dhënë të drejtë kushtetuese Mustafës, pavarësisht që Gjykata me shumicë votash e kishte konsideruar këtë zgjedhje jashtë procedurave dhe në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Pas largimit të Carolan, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës tani kanë mbetur edhe dy gjyqtar ndërkombëtar. Atyre u është vazhduar mandati me një vendim të presidentes Atifete Jahjaga, ngaqë Kuvendi i Kosovës është jo funksional dhe nuk ka arritur që t’i zëvendësoj me gjykatës vendas.

XS
SM
MD
LG