Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar të hënën se ato ‘nuk i njohin’ zgjedhjet e para lokale në Krime, prej se Rusia aneksoi gadishullin nga Ukraina në muajin mars.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dënojnë okupimin e Federatës Ruse dhe aneksimin e supozuar të territorit të Ukrainës duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës," ka thënë zëvendës zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf.
Ajo ka shtuar se Uashingtoni "nuk do të pranojë" rezultatet e votimit të së dielës, të cilat partia në pushtet e Rusisë duket se i ka fituar bindshëm.