Ndërlidhjet

Skocisë i premtojnë fuqi shtesë nëse rri e bashkuar me Britaninë


Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron

Krerët e tri partive kryesore në Parlamentin Britanik e kanë lëshuar një zotim të përbashkët, ku thonë se do të japin më shumë kompetenca Skocisë, nëse këta të fundit e kundërshtojnë pavarësinë në referendumin që do të mbahet më 18 shtator.

Zotimi është treguar në faqen e parë të gazetës Skoceze ‘"The Daily Record" sot më 16 shtator, e titulluar ‘Betimi’.

Ai është nënshkruar nga kryeministri konzervativ, David Cameron, nga kreu i opozitës së Partisë Punës, Ed Miliband dhe nga udhëheqësi i Partisë Liberale, Nick Clegg.

Zotimi thotë se do të ketë transferim të më shumë kompetencave në parlamentin skocez.

Ndryshe, në një fjalim të tij para një dite, kryeministri britanez, David Cameron e ka konsideruar të ‘dhimbshme’ ndarjen e Skocisë nga Britania.

Ai ka kërkuar nga Skocia që të heq dorë nga referendumi i të enjtës, duke thënë se “nëse njëherë shkëputemi nuk ka kthim mbrapa. Se duhet menduar edhe për gjeneratat e ardhshme”.

XS
SM
MD
LG