Ndërlidhjet

NATO: Forcat ruse vazhdojnë të operojnë në Ukrainë


Komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s, gjenerali Philip Breedlove.
Komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s, gjenerali Philip Breedlove.

Komandanti i lartë i forcave aleate të NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të operojnë në Ukrainë dhe se armëpushimi nuk është duke bërë punë.

“Po, forcat ruse vazhdojnë të jenë brenda Ukrainës”, u ka thënë Breedlove gazetarëve në Lituani, por duke mos saktësuar numrin e tyre.

Breedlove ka thënë se armëpushimi, që është shpallur më 5 shtator, është vetëm fjalë.

Sipas tij, nivelet e dhunës janë të njëjta si para armëpushimit.

Megjithatë, Breedlove ka shfaqur shpresën se plani i ri i paqes mund të sjellë përparim.

Breedlove ka qëndruar në Vilnius të Lituanisë për një takim të shefave të NATO-s.

XS
SM
MD
LG