Njëra prej tri grave, që ishte rrëmbyer dhe mbajtur në një shtëpi në Shtetet e Bashkuara, përrreth një dekadë, ka thënë se ajo ka arritur të fal rrëmbyesin e saj, Ariel Castro, dhe të gjej paqe në jetë.
Michelle Knight, e cila është rrëmbyer në gusht 2002, kur ishte 21 vjet, ka thënë, se tani ajo e ka kuptuar se Ariel Castro ka qenë i sëmurë.
Michelle Knight, Amanda Berry dhe Gina DeJesus, kanë arritur të lirohen nga rrëmnyesi në maj të vitit 2013, pas një përjetimi dhjetëvjeçar të torturave.
Pas një viti e gjysmë, nga lirimi, Knight që tani i ka 33 vjet, thotë: “ kam arritur të shqiptojë emrin Ariel Castro dhe ta fal”.
Këto komente Knight i ka bërë gjatë një interviste dhënë për një radio në Ohio të SHBA-së.
Rrëmbyesi Castro, ka bërë vetëvrasje në burg, në shtator 2013.