Ndërlidhjet

SHBA – BE, të alarmuar nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Një anëtar i stafit të OKB-së në Sierra Leone ka vdekur nga Ebola. Ky është punonjësi i tretë i OKB-së, që vdes nga virusi vdekjeprurës, ka njoftuar të hënën, zëdhënësi i kësaj organizate Stephane Dujarric.

Ky punëtor ka vdekur gjatë vikendit, në Sierra Leone, ndërsa gruaja e tij, është nën kujdesin mjekësor, ka thënë zëdhënësi Dujarric.

Ndryshe, nga Ebola kanë vdekur më shumë se 4.500 persona, shumica nga Afrika Perëndimore.

Kjo ka bërë që të alarmohen shtetet e ndryshme, përfshirë SHBA-në, ku 120 persona po vëzhgohen në Teksas, me dyshimet se mund të jenë infektuar, pasi që kanë pasur kontakt me tre persona me Ebola.

SHBA ka dhënë me qindra miliona dollarë për të ndihmuar Afrikën Perëndimore nga ky virus, duke dërguar edhe staf dhe pajisje të ndryshe.

Të hënën, po ashtu Bashkimi Evropian, ka thënë se do të mbledhin 1.27 miliard dollarë, për të ndihmuar Afrikën Perëndimore.

Për ta bërë këtë, Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se duhet të organizohet një samit dy-ditor me liderët e 28 vendeve anëtare të BE-së, për të mbledhur paratë.

Deri më tani, shtetet e BE-së, kanë kontribuar me rreth 640 milion dollarë për Ebolën, prej të cilave 204 milion janë dhënë nga Britania e Madhe.

Një tjetër çështje që është diskutuar të hënën për Ebolën, është edhe ndërperja e fluturimeve nga Afrika Perëndimore për në Evropë, diçka që ministrat e BE-së e kanë refuzuar si ide.

"Në vend që të shkojnë në Bruksel apo Francë, pasagjerët e Afrikës Perëndimore, do të shkojnë në Dubai apo diku tjetër, prej nga përsëri do të futen ne Evropë, dhe kështu do të krijohet situatë edhe më e rëndë dhe do të humbim kontrollin”, ka thënë Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius.


XS
SM
MD
LG