Ndërlidhjet

Shefi i Google thyen rekordin e Baumgartner


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendëspresidenti i gjigantit të teknologjisë, Google, ka thyer rekordin botëror për kërcim nga lartësia, të vendosur në vitin 2012 nga austriaku Felix Baumgartner.

Alan Eustace ka kërcyer me parashutë heliumi nga një lartësi prej 41.842 metrash mbi tokë.

Ai është ngjitur në stratosferë të premten nga Nju Meksiko, ndërsa ka rënë me shpejtësi prej 1,321 kilometrash në orë.

Eustace e ka fshehur nga publiku qëllimin e tij, ndërsa projektin e ka financuar vetë.

“Ka qenë e pabesueshme dhe e bukur. Kam parë errësirën e universit dhe shtresat e atmosferës”, ka thënë Eustace për gazetën "New York Times".

Sportisti austriak i disiplinave ekstreme, Felix Baumgartner, është lëshuar në tetor të vitit 2012 nga stratosfera, përkatësisht nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi tokë.

Federata Ndërkombëtare të Aeronautikës ka thënë se Baumgartner ka kaluar shpejtësinë e zërit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 1,342 kilometrash në orë gjatë hedhjes së tij.

XS
SM
MD
LG