Egjipti ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Sinain Verior.
Ky hap pason sulmet e së premtes në këtë rajon, të cilat kanë vrarë 33 forca të sigurisë.
Analistët thonë se kjo ka qenë dhuna më e përgjakshme antishtetërore, prejse presidenti islamik, Mohammed Morsi, është përmbysur nga pushteti vitin e kaluar.
Përgjegjësinë për këto sulme nuk e ka marrë asnjë grup.
Operacione të ngjashme në të kaluarën janë kryer nga grupi militant, Ansar Bayt al-Maqdis, i cili është më së shumti aktiv në Egjipt.