Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, është kthyer në fushë pas katër muajsh, por me një tjetër ekip – Barcelonën.
Në muajin qershor, Federata Botërore e Futbollit e kishe përjashtuar atë nga pjesa e mbetur e Kupës së Botës dhe i kishte ndaluar pjesëmarrjen në aktivitete futbollistike për katër muaj.
Kjo, sepse Suarez, gjatë një loje, kishte kafshuar mbrojtësin e kombëtares italiane, Giorgio Chiellini.
As një muaj më vonë, përkatësisht në korrik, Liverpooli ka shitur Suarezin te Barcelona.
Në këto momente, Barcelona po luan me Real Madridin.