Ndërlidhjet

OKB: Irani t’i sqarojë projektet e dyshimta bërthamore


Yukiya Amano, kreu i Agjencisë Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB
Yukiya Amano, kreu i Agjencisë Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB

Kreu i Agjencisë Bërthamore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB, Yukiya Amano, ka thënë se Irani duhet të marrë "veprime konkrete" për të dëshmuar se të gjitha aktivitetet e saj bërthamore janë paqësore.

Duke folur të premtën në Institutin Brookings në Uashington, Amano tha se Irani duhet të sqarojë disa veprime të kaluara bërthamore, si dhe të zbatojë protokollin e Traktatit të Mos-përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT), përmes së cilës lejohen inspektime të parakohshme të objekteve bërthamore.

Amano tha se zbatimi i protokollit nga ana e Iranit është një hap "thelbësor" për Agjencinë Bërthamore (IAEA) për të ofruar siguri dhe besim, për shkak të mungesës së materialeve të padeklaruara bërthamore dhe aktiviteteve në vend.

Amano ka shtuar se ka informacione të besueshme, të cilat tregojnë se Irani në të kaluarën është angazhuar në aktivitete bërthamore me dimensione ushtarake.

Kreu i IAEA po ashtu ka thënë se ky agjencion ka bërë shumë pak progres, me udhëheqësit iranian, lidhur me bisedimet për punën e dyshimtë bërthamore të Iranit.

XS
SM
MD
LG