Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina e pengojnë planin për mbrojtje të gjallesave oqeanike


Pamje e një balene kolosale
Pamje e një balene kolosale

Rusia dhe Kina i kanë penguar përpjekjet ndërkombëtare për krijimin e rezervatit oqeanik natyror më të madh në botë në ujërat e Antarktikut.

Delegacioni i Rusisë i ka bllokuar propozimet për këtë rezervat në Komisionin e Mbrojtjes Detare të Burimeve të Gjalla në Antarktik, për të katërtën herë me radhë, në taakimin e djeshëm në Hobart të Australisë.

Rusisë i është bashkuar edhe Kina.

Ukraina, që më parë kishte pasur pozicion të ngjashëm me Rusinë, këtë vit ka votuar në favor të planeve për mbrojtje të gjallesave detare.

Udhëheqësi i delegacionit të Shteteve të Bashkuara, Evan Bloom, tha se “ne kemi shpresuar ta krijojmë atë që do të ishte hapësira më e madhe detare e mbrojtur në botë”.

Në Antarktik jetojnë më se 10 mijë lloje të pjesës më të madhe të pinguinëve, balenave, shpezëve detare dhe kallamarëve të mëdhenj.

XS
SM
MD
LG